Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në oborrin e QKMF-së, policia jep detaje

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë është kapluar nga zjarri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së këtij rajoni, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12 e 9 minuta është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij pos dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkaq njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e këtij zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat