64 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë, kishte kryer vetëvrasje

Kronikë e zezë

64 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë, kishte kryer vetëvrasje

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:45
Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64 vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat