Suharekë, shkoi i dehur në shtëpi dhe përzuri familjen nga shtëpia

Kronikë e zezë

Suharekë, shkoi i dehur në shtëpi dhe përzuri familjen nga shtëpia

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti shkoi në gjendje të dehur në shtëpi dhe i nxori nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të hënën në Suharekë rreth orës 22:25.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë”. thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat