Arestohet pasi e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur

Kronikë e zezë

Arestohet pasi e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:24
Ilustrim

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shitur veturën e cila ishte në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq i dyshuari është shtetas i Norvegjisë.

Policia ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat