Policia gjen 14 bimë të kanabisit të mbjellura në një mal në Kaçanik

Kronikë e zezë

Policia gjen 14 bimë të kanabisit të mbjellura në një mal në Kaçanik

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informacioni për kultivimin të bimëve narkotike në fshatin Soponicë të Kaçanikut, më 17.09.2021, rreth orës 17:55, pas një plani taktik, të ndihmuar nga patrulla policore të Stacionit Policor-Kaçanik, në një sipërfaqe malore kanë gjetur 14 (katërmbëdhjetë) bimë që dyshohet të jenë kanabis-sativa.

Policia ka identifikuar dy persona të dyshuar: A.D., (v.l. 1997, mashkull kosovar) dhe A.D., (v.l. 2000, mashkull kosovar). Në konsultim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Ferizaj dhe me urdhër verbal të gjyqtares së procedurës paraprake duke vepruar në rrethana të ngutshme, në afërsi të lokacionit të bimëve është kryer kontrolli i shtëpisë së personave të lartshënuar.

Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dy paketime që dyshohet të jetë substancë narkotike marihuanë, një mulli për bluarjen e marihuanës, një revole me leje me dy karikatorë pa fishekë. Personat e lartshënuar janë arrestuar, janë shoqëruar në stacion policor, janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, bimët shkatërrohen në vendngjarje, teksa mostrat e tyre janë marrë për ekzaminim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat