Në Prishtinë sulm seksual ndaj një femre të mitur

Kronikë e zezë

Në Prishtinë sulm seksual ndaj një femre të mitur

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 10:18
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është paraqitur në stacionin policor duke i denoncuar dy meshkuj të mitur për shkak se të njëjtit e kishin sulmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë e këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

“Në lidhje me rastin është raportuar se me 18.09.2021 viktima femër (e mitur) e cila ka qenë e raportuar si e zhdukur, është paraqitur në stacion policor së bashku me familjarët e saj dhe ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar (të mitur).”, thuhet ne raport.

Po ashtu rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat