Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës vetëm në 24 orët e fundit ka raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Veri të Mitrovicës, Malishevë dhe Suharekë.

Mitrovicë Veri, 15.09.2021 – 17:05. Viktima femër kosovare me datën 20.09.2021 ka raportuar se djali i saj i mitur i dyshuari mashkull kosovar,  kishte shkaktuar dhunë në familje dhe thyer gjësende në shtëpi. I dyshuari përveç dhunës kishte kanosur viktimën se do të ia vu zjarrin shtëpisë saj. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti vazhdon të hetohet.

Malishevë, 18.09.2021 – 19:30. Me datën 20.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e cila kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë, 20.09.2021 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Suharekë, 20.09.2021 – 04:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat