​Ngritet aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtja të armëve

Kronikë e zezë

​Ngritet aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtja të armëve

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër shtatë të akuzuarve.

Prokuroria Speciale njofton se kundër gjashtë (6) të akuzuarve me inicialet, E.K., N.G., H.K., Z.K., V.K. dhe V.K., aktakuza është ngritur në drejtim të veprës penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Kundër një të akuzuari me inicialet S.K., Prokuroria ka ngritur aktakuzë në drejtim të veprës penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat