Arrestohen katër të dyshuar për posedim të substancës narkotike të llojit marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për posedim të substancës narkotike të llojit marihuanë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Më datë 21.09.2021, rreth orës 21:35, Policia e Kosovës, konkretisht, patrulla e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të  Kufirit në Ponoshec, gjatë patrullimin  kanë ndaluar një automjet me targa vendore në të cilin ishin katër persona.

Patrulla policore, gjatë kontrollit të  automjetit të ndaluar,  në dollapin e veturës, në  anën e pasagjerit, kanë vërejtur disa  qese plastike  të mbushura,  me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë.

Zyrtarët Policorë menjëherë kanë ndërmarrë veprime konkrete dhe rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë rajonale të Policisë Kufitare dhe  zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve- Njësia Gjakovë.  Janë konfiskuar nëntë (9) paketime, të ndara në qese të vogla, me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë e cila dyshohet se është ndarë për konsum, një   pako rizlla  (mbështjellëse), si dhe automjeti i ndaluar.

Të gjitha veprimet policore, janë kryer në  konsultim me Prokurorin  e  Prokurorisë  Themelore në Gjakovë dhe është iniciuar rasti për  Posedim, Furnizim, Transportim i substancës Narkotike psiko tropikë dhe analoge. Me këtë rast janë arrestuar katër të  dyshuar, shtetas kosovarë: F.B. (1996),  E.L. (1996), L.K. (1996), E.M. (1996)

Me urdhër te Prokurorit të rastit janë kontrolluar / bastisur edhe vendbanimet e të dyshuarve si dhe me urdhër të tij katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës, në këtë rast policia kufitare, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e te gjitha dukurive negative. e çdo dukurie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat