Gjoba më e pazakontë ndaj biznesmenit në Tiranë: Më sillni 100 mijë €, transfertën do e bëni në adresën Bitcoin

Kronikë e zezë

Gjoba më e pazakontë ndaj biznesmenit në Tiranë: Më sillni 100 mijë €, transfertën do e bëni në adresën Bitcoin

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 19:43
Ilustrim

Mark Nikolli, një personazh që prezantohej me emrin “Martin” dhe që hiqej si pjesë e një grupi kriminal me bazë veprimi në Tiranë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është arrestuar si njeriu përgjegjës i gjobëvënies ndaj dy biznesmenëve në kryeqytet.

 Rasti i parë i gjobëvënies është regjistruar në 31 gusht 2021, ku Mark Nikolli, duke u prezantuar me emrin Martin, i ka dërguar një mesazh në aplikacionin “Ëhats app” nuses së djalit të biznesmenit së ndërtimit, Viktor Kola, duke i shkruar  se i duheshin 100 mijë dollarë dhe se këtë shumë duhet që t’ia transferonin në llogarinë e tij Bitcoin.

 “Ora News” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht dosjen e policisë, ku evidentohen dhe komunikimet fillestare me një numër amerikan  dhe orientimin që i bën personazhi me emrin “Martin”, biznesmenit të kompanisë “Alesio”, Viktor Kolës, për të paguar shumën e kërkuar. Në një nga sms e dërguar, Mark Nikolla shkruan në orën 12:18 të datës 31 gusht 2021 si më poshtë:

“…Përshëndetje Klaudia! Unë jam Martini. Nuk po të jap mbiemër se baba jot më njeh mirë dhe më kë punoj unë. Unë jam ai që të bëj çdo gjë, me marr lek. Arsyeja që po të shkruaj është se duhet me bërë një pagesë 100 mijë dollarë deri nesër mesditë. Nëse kjo pagesë nuk bëhet, do kemi probleme të tjera dhe shuma nuk do jetë kjo,po do jetë dhjetëfish ma shumë. Po mirë është mos me shku deri aty. Pagesën ke me bërë me bitcoin. Kur të jesh gati me bërë pagesën, kam me të çu llogarinë në bitcoin. Mbesim në kontakt…”

Ndërkohë pas këtij mesazhi, Mark Nikolli ka vijuar sërish me një mesazh të dytë, duke shkruar:

“…Edhe diçka. Nëse nuk përgjigjesh, është në dëmin tuaj. Sigurohu të kesh një përgjigje…”.

Më përmbajtjen e dy mesazheve të dërguara nga ky personazh i paidentifikuar është njohur dhe biznesmeni Viktor Kola, i cili në orën 13:07 të datës 31 gusht, ka vendosur ti kthejë një përgjigje duke i shkruar:

“…Nuk jam Klaudia, jam Viktori vjehrri i Klaudias. Nëse të ka borxh e reja ime, hajde se ti jap unë kur të duash dhe si të duash…”.

Ndërsa personazhi me emrin Martin në orën 13:38 të po asaj date i ka kthyer përgjigje:

“….nuk po ja kërkon kush lekët Klaudias, por “Alesios Sh.p.k”. Pronar Pashku, kur të jeni gati më bërë pagesën, më shkruani t’ju jap kodin e bitcoin se unë jam në Amerikë. Nuk kam ndërmend me bërë shumë llafe, kush përfaqëson kompaninë bën dhe pagesën…”.

Por  nga ana tjetër Viktor Kola, ka  vijuar komunikimin deri në mbrëmje me këtë personazh, ku në orën 20:50 Viktori i shkruan:

“…në daç me i marrë paret sillni një njeri që të ulet me mua dhe po ju ka gjë borxh do t’ia u paguaj dyfish. Gjobë nuk paguaj, kështu që mere më me qetësi dhe më kthe një përgjigje më të pjekur…”.

Personazhi me emrin Martin që më pas i identifikua dhe arrestua nga policia si Mark Nikolli i shkruan Viktorit do i thënë:

“…ok, mos i bijë shumë gjatë , kjo është adresa e Bitcoin, ku po pres 100 mijë dollarë. Nëse nuk më vijnë deri nesër pasdite do kemi gjana të tjera me ba…se nuk jeni të vetmit ju që bëni pagesa, por janë dhe 53 kompani të tjera që paguajnë…”.

Si pasojë e kësaj bisede, biznesmeni Viktor Kola së bashku me nusen e djalit ka depozituar një kallëzim në policinë e Tiranës. Por veç kallëzimit të Viktor Kolës, për personazhin “Martin” kishte depozituar kallëzim penal dhe një biznesmen tjetër nga Tirana. Hetimet e kryera çuan në zbulimin e poseduesit amerikan që përdorej vetëm për aplikacionin “Ëhats app” dhe ai ishte pikërisht Mark Nikolli, i cili tashmë është arrestuar për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat