Humbet jetën një person në mbikalimin e Patokut, dyshohet për atak kardiak

Kronikë e zezë

Humbet jetën një person në mbikalimin e Patokut, dyshohet për atak kardiak

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tek mbikalimi i Patokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arresti kardiak ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera në trupin e viktimës.

Viktima është rreth 40 vjeç i paidentifikuar për momentin.

Ai është dërguar në murgun e Tiranës për ekspertizë-mjekoligjore.

Do të jetë ekspertiza që do përcaktojë shkakun e vdekjes, nuk përjashtohet mundësia të jetë goditur nga ndonjë automjet.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat