Rrihen mes vete katër persona në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete katër persona në Fushë-Kosovë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një përleshje fizike në mes katër personave ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Dardania’ në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë deri tek përleshja erdhi pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin pasur në trafik.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat