Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për veprën penale “sulm”

Kronikë e zezë

Arrestohen dhjetë persona të dyshuar për veprën penale “sulm”

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Sot, më 27.09.2021 rreth orës 16:00, në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë, është raportuar për një incident të ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku ishin përfshirë disa persona.

Lidhur me rastin kanë reaguar menjëherë njësitet relevante policore, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale janë identifikuar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar për përfshirje në rast.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në këtë incident janë përfshirë (11) njëmbëdhjetë viktima-ankues meshkuj kosovarë dhe (10) dhjetë persona të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre (2) të mitur, të cilët tanimë janë arrestuar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në kohen deri sa viktimat ndodheshin pranë një zyre për shërbime dhe programe të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ndodhet në rajonin e Mitrovicës së Jugut. Personave të përfshirë në këtë incident në cilësi të viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, por të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për tretman mjekësor.

Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur dy prokurorëve të rastit të nacionalitetit serb, të cilët trajtojnë rastet për të mitur dhe të rritur, dhe rasti i iniciuar është duke u hetuar për veprën penale ‘sulm’. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit (8) tetë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë, përderisa ndaj (2) dy personave të mitur rasti është duke u trajtuar.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat