Paraburgim ndaj E.Rr., dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën

Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj E.Rr., dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.Rr. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 27.09.2021, në një fshat të Komunës së Ferizajt, për qëllime seksuale ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën - të miturën e moshës 15 vjeçare, duke ka kryer sulm seksual ndaj të njëjtës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.Nj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat