Policia arreston një person në Podujevë për falsifikim të dokumenteve

Kronikë e zezë

Policia arreston një person në Podujevë për falsifikim të dokumenteve

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit në lokalin pronë e të dyshuarit si prova materiale janë gjet dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të falsifikuara, 12 USB, një shtëpizë kompjuteri, dhe një DVR.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat