Falsifikonin ditët e punësimit në burgun e Elbasanit, arrestohen dy zyrtarët

Kronikë e zezë

Falsifikonin ditët e punësimit në burgun e Elbasanit, arrestohen dy zyrtarët

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:26
Ilustrim

Burime bëjnë me dije se Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve në Elbasan.

Bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu.

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorinë Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat