Mosmarrëveshja në diskotekë/Ndalohet një person për lëndim të rëndë trupor

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshja në diskotekë/Ndalohet një person për lëndim të rëndë trupor

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin R.H. për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.

I dyshuari R.H., , i cili ka qenë në arrati që nga data 22 korrik 2021, në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh., i cili për këtë rast është ndaluar më 24 korrik 2021, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të njëjtit do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat