Kthyen lokalin në kazino, në pranga pronari dhe administratori, arrestohet dhe një klient për armë

Kronikë e zezë

Kthyen lokalin në kazino, në pranga pronari dhe administratori, arrestohet dhe një klient për armë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:40
Ilustrim

Një lokal në rrugën Milot-Thumanë ishte shndërruar në kazino edhe pse kjo veprimtari e lojërave të fatit është e jashtëligjshme prej 31 dhjetorit 2018.

Në pranga ra pronari dhe administratori i lokalit si dhe një klient që u kap me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 32 makineta dhe një sasi e konsiderueshme parash.

"Strukturat policore të DVP Lezhë dhe ato të Komisariatit të Kurbinit, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Kurbin, Milot dhe Lezhë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit "Fati i lojërave", në aksin rrugor Milot-Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Gj. P., që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 2.500.000 lekë të rinj. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. L., klient në lokal, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me 8 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" njoftoi policia.

U arrestuan

 -Gj. P., 29  vjeç, banues në Mamurras, pronari i lokalit

-A. K., 41 vjeç, menaxheri i lokalit, banues në Thumanë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Pastrimi i produkteve të veprës ose veprimtarisë kriminale", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

-E. L., 29 vjeç (klient në lokal), për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat