Fushë Kosovë: Një person i dyshimtë sulmon policin

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Një person i dyshimtë sulmon policin

Nga: H.O. Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në Fushë Kosovë, njësitet policore kanë hasur në një person të dyshuar, i cili duke mos zbatuar urdhërat e policisë i ka kanosur ata.

Gjatë arrestimi thuhet se është lënduar një zyrtar policor, i cili ka pranuar edhe trajtimin mjekësor.

Raporti i policisë:

KANOSJE

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 05.10.2021 - 01:06.  Njësiti policor ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar,  ulur në rrugë në shirin qarkullues të rrugës, i cili duke mos i zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë i ka kanosur ata,  ndërsa gjatë arrestimit lëndime trupore ka pësuar njëri nga zyrtarët,  i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me  vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat