​Policia konfiskoi kokainë dhe para, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

​Policia konfiskoi kokainë dhe para, tre të arrestuar

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:15
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup u janë gjetur dhe sekuestruar 3245 euro dhe 103 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Rasti ka ndodhur dje, ku gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre.

Si prova materiale janë sekuestruar: një peshore digjitale, 6.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një DWR i kamerave.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat