Arrestohet një person në Prishtinë, vodhi kabllo të rrymës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, vodhi kabllo të rrymës

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka vjedhur disa kabllo të rrymës.

Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në një kompani.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë, 07.10.2021 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur disa kabllo të rrymës, në një kompani – pronë e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat