Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për rast grabitje të armatosur që ka ndodhur në një barnatore në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima femër ka raportuar se  derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i  maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€.

Dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat