Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 17-vjeçaren nga Gjakova

Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur 17-vjeçaren nga Gjakova

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 16:27
Sejhan (Sefedin) Nivokazi

Sejhan (Sefedin) Nivokazi, 17-vjeçare nga fshati Skivjan i Gjakovës është raportuar nga familja se është larguar nga shtëpia me datë 04.04.2021.

17-vjeçarja nga ajo ditë ende nuk është gjetur dhe për këtë policia kërkon ndihmën e qytetarëve.

Ndërkohë, Policia e Gjakovës është duke zhvilluar hetime intensive për identifikimin e lokacionit dhe gjetjen e personit në fjalë, por në lidhje me rastin kërkon ndihmën e qytetarëve për informata shtesë.

Lidhur me rastin në koordinimin me prokurorin e çështjes janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e viktimës të paraqitur në fotografinë e mëposhtme, të lajmërojnë Policinë në Gjakovë apo të informojë në stacionin më afërt policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat