​Arrestohet personi që kërkohej nga gjykata

Kronikë e zezë

​Arrestohet personi që kërkohej nga gjykata

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Sot nga njësitet policore të stacionit Qendra, është arrestuar një person i kërkuar.

Aksioni i policisë është kryer në Çagllavicë, ku është arrestuar i dyshuari B.K. (mashkull), 32-vjeç, ndaj të cilit kanë qenë aktive tri urdhëresa nga gjykata për veprat: Blerje dhe posedim shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve substancave psikotrope si dhe prodhim dhe përpunimi I narkotikeve.

Personit në fjalë pas arrestimit, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike.

Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave policore, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit (rreth 4 vite burgim).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat