Po mbante armën në bel në një kafiteri, arrestohet 19 vjeçari

Kronikë e zezë

Po mbante armën në bel në një kafiteri, arrestohet 19 vjeçari

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në një lokal në Ferizaj kishte qenë duke mbajtur armë në bel dhe se është arrestuar nga organet e rendit, pasi dikush e kishte lajmëruar policinë për personin në fjalë.

Personi i dyshuar me inicale T.E. ishte i moshës 19 vjecare.

Tutje një njoftim thuhet:

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion inteligjent se në një kafeteri në një rrugë të qytetit të Ferizajt , një person mban një armë në brez. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendodhjen e tij.

Policia, ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj personin e dyshuar me inicialet T.E (M/K) i moshës 19 vjeçar,  ku dhe i kanë konfiskuar edhe armën. I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet  për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat