Burri ia merr një gruaje veturën

Kronikë e zezë

Burri ia merr një gruaje veturën

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:35
Ilustrim

Një rast i veprës penale “vetëgjyqësi” është raportuar të ketë ndodhur dje në Bardhosh të Prishtinës.

Policia bën të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ankueses femër kosovare ia ka marrë veturën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Detaje në lidhje me arsyen e një veprimi të tillë nga i dyshuari nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat