Dy persona të zhdukur, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dy persona të zhdukur, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Ferizaj

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një grua është zhdukur në lagjen 29 të ashkalive në Fushë Kosovë. Sipas policisë burri i saj ka njoftuar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Një tjetër rast është raportuar edhe në qytetin e Ferizajt.

“Ankuesi mashkull ka informuar se vëllai i tij, viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bënë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat