Faqja e Postës së Kosovës në Facebook, bie pre e hakerave

Kronikë e zezë

Faqja e Postës së Kosovës në Facebook, bie pre e hakerave

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 09:12
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme drejtori i shtijës dhe marketingut në Postën e Kosovës është ankuar në Policinë e Kosovës se llogaria e PTK-së në rrjetin social “Facebook” është hakuar.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se llogaria e PTK-së është përvetësuar nga persona të panjohur dhe i është ndërruar emri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 29.10.2021-20:05. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor i shitjes dhe marketingut në Postë-Telegrafin e Kosovës) ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri.   Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat