Rrezikoi shëndetin e qytetarëve duke shitur mish me bakterie, aktakuzë ndaj një personi në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Rrezikoi shëndetin e qytetarëve duke shitur mish me bakterie, aktakuzë ndaj një personi në Fushë Kosovë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Xh.G., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri, në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka vënë në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se nga Inspektori Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policia e Kosovës, i janë gjetur një sasi prej 126 kilogramë e produkteve të mishit pa dokumentet e nevojshme dhe pa datën e prodhimit apo skadimit.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Xh.G., në vazhdimësi, në Fushë Kosovë, saktësisht në rrugën “Hajrullah Zymi” afër shkollës fillore “Mihal Grameno”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshme pasuror ka vu në shitje produkte ushqimore duke e ditur se janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve në atë mënyrë që të njëjtit në lokalin e tij nga Inspektori Sanitar i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe nga Policia e Kosovës, i janë gjetur një sasi prej 126 kg e produkteve të mishit, pa dokumentet e nevojshme të kontrollit nga personi kompetent, pa dokumentin e prejardhjes, si dhe pa datën e prodhimit apo të skadimit”, njofton Prokuroria.

Po ashtu, gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë së tij, në një depo të pasiguruar mirë i është gjetur një sasi prej 50 kilogramë mish pa dokumente dhe pas analizave, ka rezultuar pozitiv me përmbajtjen e baktereve “Escherichia coli dghe Sallmonella spp”.

“Ndërsa, në po të njëjtën ditë, të datës 12.10.2021, rreth orës 20:00, në oborrin e shtëpisë së tij, në një depo të pasiguruar mirë i është gjetur një sasi prej 50 kg mish, po ashtu pa dokument të prejardhjes dhe datën e prodhimit apo skadimit, të cilat produkte pas analizave të bëra nga Laboratori i AVU-së kanë rezultuar pozitiv me përmbajtjen e baktereve Escherichia coli dghe Sallmonella spp, çka me këtë seriozisht ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat