13-vjeçari dërgohet në spital, dyshohet se është vetë-plagosur me armë

Kronikë e zezë

13-vjeçari dërgohet në spital, dyshohet se është vetë-plagosur me armë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Ilustrim

Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se sot rreth orës 15:33 kanë pranuar informatën se në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” një person i moshës 13-vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor.

Njoftimi:

“Patrulla i është përgjigjur informatës dhe me të arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij  është e rënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë.

Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri dhe hetimet janë në vijim”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat