I kërkuar nga Italia për trafik narkotikësh, kapet në Tiranë 29-vjeçari

Kronikë e zezë

I kërkuar nga Italia për trafik narkotikësh, kapet në Tiranë 29-vjeçari

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 09:49
Policia e Tiranës

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. 

Policia e Tiranës ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit  Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat