Dyshohet për dhunimin e të miturës, një muaj paraburgim

Kronikë e zezë

Dyshohet për dhunimin e të miturës, një muaj paraburgim

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 15:58
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. U.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13 vjeçare.

“Me këto veprime, i pandehuri Sh. U. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat