Grabitja në Nikël/ Gjurmët në banesën e Cangës tradhtuan autorët, njëri me banim në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitja në Nikël/ Gjurmët në banesën e Cangës tradhtuan autorët, njëri me banim në Tiranë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:52
Nazmi Çangu

Një ngjarje e rëndë tronditi Fushë-Krujën më 24 tetor, kur 10 person hynë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ndërsa ai dhe gruaja me katër fëmijët flinin.

Grabitësit morën kryefamiljarin Nazmi Çangu , e mbyllën në një dhomë ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, gruan dhe  fëmijët, në katin e tretë.

Më pas biznesmenin e torturuan për t'i marrë çelësin e kasafortës nga ku më pas kanë arritën të merrnin para dhe bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.

Burime për Ora News bëjnë me dije se policia ka disa emra të dyshuar si të përfshirë në grabitjen e dhunshme të banesës së Nazmi Çangut në Fushë-Krujë.

Nga informacionet e siguruara nga grupi hetimor, konfirmohet se zbardhja e kësaj ngjarje është shumë afër, por ka hezitim në lidhje me emrat e të dyshuarve për shkak të mos dekonspirimit të hetimeve.

Mësohet se ka pasur kontrolle në banesa dhe zona ku dyshohet se qëndrojnë autorët, ndërsa përpjekjet për vendosjen e tyre në pranga kanë qenë jo të suksesshme.

Policia ka të dhëna për të paktën njërin prej autorëve, i cili është nga zona e Kurbinit me origjinë dhe jeton në Tiranë.

Zbulimi i tij është bërë përmes gjurmëve që janë lënë pas nga autorët në banesën e Çangut gjatë pengmarrjes për disa orë, dhunimit të kryefamiljarit e më pas grabitjes të shumës së 100 mijë eurove.

Autorët kanë lënë shumë shenja në banesë përfshirë një kapele, analizimi i të cilave ka përparuar hetimet në zbulimin e detajeve rreth autorëve.

Burime të sigurta policore i thanë Ora News se ka pasur një përpjekje për të manipuluar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes, por nuk saktësuan nëse këto përpjekje janë bërë nga persona fizikë, palë interesi apo zyrtarë.

Pamjet filmike, provat në vendngjarje, dëshmitë e Nazmi Çangut por edhe të familjarëve, kanë qenë të mjaftueshme për zbardhjen në kohë të shpejtë të kësaj ngjarje, por sipas burimit, ka pasur jo pak pengesa për t'i shkuar deri në fund.

Operacioni është mbajtur i fshehtë për shkak se po kryen të gjitha veprimet për t'i dërguar blutë drejt bashkëpunëtorëve dhe  për t'i vendosur në pranga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat