Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.

Prej tyre, katër nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një gjendet në arrati.

Rastet e plota:

Leposaviç, 04.11.2021-10:30. Ankuesja femër kosovar ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 04.11.2021 – 20:00. Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat dyshohet se kishin shkaktuar dhunë në familjen e tyre. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Ferizaj, 04.11.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një zënke verbale ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor pasi që e njëjta nuk ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Obiliq, 04.11.2021-12:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

·         Prishtinë, 4.11.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare. Të dy palët janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat