​Njëqindetetëdhjetë ditë burgim për sulm ndaj personit zyrtar

Kronikë e zezë

​Njëqindetetëdhjetë ditë burgim për sulm ndaj personit zyrtar

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.M. i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale sulm ndaj personit zyrtar.

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej njëqindetetëdhjetë (180) ditëve.

I pandehuri akuzohet më 22.10.2019, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, kishte shkuar t’i blej dy bileta, për të shikuar shfaqje, biletë-shitësi ia kishte dhënë biletat për të qëndruar në këmbë, i pandehuri i pakënaqur me biletat, kishte filluar ta fyente bileta-shitësin, në atë moment kishte ndërhyrë personi zyrtar i dëmtuari F.H. të qetësoj situatën, i pandehuri me dashje që t’i shkaktoj lëndime trupore e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në fytyrë, faqe dhe veshin e anës së majtë si pasojë e goditjeve i dëmtuari ka pësuar lëndim të lehtë trupor me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat