Parandalohet kontrabanda në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda në Han të Elezit

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 09:03
Kontrabanda në Han të Elezit

Sot, Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje në pikë kalimin kufitar oficerët doganor kanë parandaluar futjen e mjeteve të punës të ndryshme gjatë tentim kontrabandës.

‘Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit në orët e pasdites ka arritur një automjet i cili pas pyetjes nga ana e oficerve doganor ka deklaruar që nuk mbart asgjë, derisa e njejta është selektuar për kontroll”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

”Gjatë kontrollës në vendin e gomës rezervë është hasur në mall të padeklaruar i cili ishte fshehur me qëllim të kontrabandimit. Mallrat e gjetura ishim: vida të llojeve dhe madhësive te ndryshme, teha, rrafshuese me bateri. Të gjitha mallrat e gjetura janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

”Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: [email protected]. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat