Një grua në Prishtinë raportoi se djali i saj është goditur nga mësuesja

Kronikë e zezë

Një grua në Prishtinë raportoi se djali i saj është goditur nga mësuesja

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka lajmëruar policinë pasi djali i saj është goditur nga mësuesja e shkollës.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten në ora 10:50, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas Policisë, e dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat