Dy persona të lënduar në aksident trafiku që ndodhi mes një kamioni dhe veture në Llapushnik

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar në aksident trafiku që ndodhi mes një kamioni dhe veture në Llapushnik

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Pamje nga aksidenti

(E plotësuar) -Dy persona të lënduar në aksident trafiku që ndodhi mes një kamioni dhe veture në Llapushnik

Dy persona u lënduan në aksidentin që ndodhi paraditen e kësaj të enjte në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik. Dy të lëduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka treguar se në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Sot rreth orës 10:45, në rr. Nacionale Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë një kamion dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime trupore, janë dërguar për trajtim mjekësore dhe pastaj janë liruar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin”, tregoi Hoxha. 

Aksident në Llapushnik, policia dhe ambulanca dalin në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia e Kosovës dhe ambulanca.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia e Kosovës ndërkaq edhe nuk ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat