Lëndohen dy persona, Policia tregon si ndodhi ky aksident në Llapushnik

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona, Policia tregon si ndodhi ky aksident në Llapushnik

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes një veture e një kamioni ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 10:45 në rrugën Prishtinë – Pejë, aksident i shkaktuar mes një veture e kamioni në fshatin Llapushnik. Dy persona janë lënduar ku pas trajtimit mjekësor janë liruar.

Njësitet kompetente janë marrë me këtë rast”, është shprehur Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat