Një muaj paraburgim ndaj 5 të pandehurve për drogë e sulm të personit zyrtar

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj 5 të pandehurve për drogë e sulm të personit zyrtar

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S.

Për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko - penale.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat