​Preu dru dhe i vuri zjarrin pyllit, arrestohet 54-vjeçari

Kronikë e zezë

​Preu dru dhe i vuri zjarrin pyllit, arrestohet 54-vjeçari

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Bulqizë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia e Shtetit shqiptar, mësohet se shtetasi M.A. pasi ka prerë në mënyrë të paligjshme 3 metra 3 dru dyshohet se ka ndezur zjarr e për pasojë është djegur një sipërfaqe tokë në pyllin e këtij fshati.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. A., banues në fshatin Bllacë, Bulqizë, pasi kishte prerë në pyllin e fshatit Bllacë dhe kishte grumbulluar 3m³ lëndë drusore pa dokumentacion përkatës dhe më pas dyshohet se ka ndezur zjarr ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke në pyllin e këtij fshati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat