57 vjeçari që vdiq në Istog e zuri muri i mullirit derisa po priste për ta bluar grurin

Kronikë e zezë

57 vjeçari që vdiq në Istog e zuri muri i mullirit derisa po priste për ta bluar grurin

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrellë të Istogut.

Një person i moshës 57 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e shembjes së murit të mullirit të “Fadil Sylëve”.

Shkaku i shembjes së këtij muri është vjetërsia.

Në momentin kur ndodhi rasti tragjik tashmë i ndjeri ishte duke pritur për ta bluar grurin.

Banorët e një shtëpie afër këtij mulliri i than se po ndjehen të rrezikuar pasi që shembja e ka marrë edhe një pjesë e oborrit të tyre dhe mundet që të shembet edhe shtëpia e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat