E mbushën veturën me derivate dhe ikën pa paguar, Policia arreston katër persona në Klinë

Kronikë e zezë

E mbushën veturën me derivate dhe ikën pa paguar, Policia arreston katër persona në Klinë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Klinë pasi që kishin shkuar në një pikë të derivateve ku e kishin mbushur 80 euro derivate automjetin e tyre dhe ishin larguar pa paguar.

Sipas Policisë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i Policisë:

VJEDHJE E SHËRBIMEVE

Fsh. Volljakë, Klinë, 14.11.2021 – 00:54. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një pikë të derivateve pasi janë furnizuar me një veturë pa targa në vlerë 80 € dhe ishin larguar pa e bërë pagesën. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat