Gjobitet qytetari në Kacanik, parkoi automjetin në trotuar

Kronikë e zezë

Gjobitet qytetari në Kacanik, parkoi automjetin në trotuar

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 18:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Stacioni policor në Kacanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte parkuar automjetin e udhëtarëve në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve .

Gjatë verifikimit, automjetit i kishte skaduar edhe regjistrimi. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’

Policia,  e ftoi qytetarin H.S (M/K) 41 vjeçar në stacionin e policisë në Kacanik dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit të komunikacionit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat