​Mosmarrëveshje për parking, arrestohet një 66-vjeçar në Shtërpcë

Kronikë e zezë

​Mosmarrëveshje për parking, arrestohet një 66-vjeçar në Shtërpcë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një 66-vjeçar është arrestuar me dyshimin e se ka kërcënuar një 79-vjeçar në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se deri tek kërcënimi erdhi si shkak i një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve.

“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare . Deri te ky incident kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat