Vetura godet motoçklistin

Kronikë e zezë

Vetura godet motoçklistin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një motoçiklist është lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Motoçiklisti për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat