Gjendet pa shenja jete juristi 67-vjeçar në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete juristi 67-vjeçar në Prishtinë, Policia nis hetimet

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:10
Ilustrim

Një trup i pa jetë është gjetur pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se fjala është për E.D, i cili është gjetur brenda një zyreje në lagjen “Ulpiana”.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, e po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 67 vjeç.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat