Bastiset një shtëpi në Deçan, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Bastiset një shtëpi në Deçan, policia jep detaje

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:41
Policia e Kosovës

Një 43-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Irzniq të Deçanit, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’.

Policia ka njoftuar se deri tek arrestimi i 43-vjeçarit ka ardhur pasi për të njëjtin ka pasur urdhëresë nga Gjykata në Pejë për kontroll-bastisje.

Gjithashtu policia ka njoftuar se gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë automatike AK47, tre (3) karikator të armës AK47, nëntëdhjetë (90) fishekё cal. 7.62x 39 mm, një (1) thikë dhe njё (1) telefon celular.

“Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48- orësh”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat