Arrestohet gjilanasi, ushtroi dhunë ndaj gruas

Kronikë e zezë

Arrestohet gjilanasi, ushtroi dhunë ndaj gruas

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar mesditën e së shtunës në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat