Iu gjet drogë në veturë, arrestohet 23 vjeçari në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Iu gjet drogë në veturë, arrestohet 23 vjeçari në Mitrovicë

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar është arrestuar mbrëmë në Mitrovicën Jugore pasi i është gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike.

Policia bën me dije se arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore

Në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 1.5 gr.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat